Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERLIGA U18

MH Prishtina, kampion i Kosovës U18

Foto: FBK

MH Prishtina, kampion i Kosovës U18


Teksti & Foto: FBK

16 May, 2022 @13:41

MH Prishtina ka arritur një sukses të madh, duke u shpallur kampion i Kosovës i Superligës U18 në konkurrencën e meshkujve.

Skuadra prishtinase në ndeshjen e tretë finale ka mundur Trepçës me rezultat 75:80, për tu stolisur me medaljet e arta.

Ndeshja e parë finale kishte përfunduar 89:74 për mitrovicasit, kurse e dyta 95:71 për kryeqytetasit. Sfida e tretë finale ishte edhe vendimtare, me Marigona Hill, që triumfoi për pesë pikë dallim dhe fitoi titullin e kampionit. Këto dy skuadra ishin më të mirat në garat e rregullta, ndërsa në gjysmëfinale kishin eliminuar Istogun, përkatësisht Prizrenin 16.

Marigona Hill Prishtina dhe Trepça ishin përballur edhe në finalen e edicionit të kaluar, kur mitrovicasit kishin shënuar fitore 62:61.

Kupa ia dorëzuar nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri.


 
Të gjitha lajmet nga Liga tjera