TRAJNERI I RI

Foto: KB Bashkimi Official
Mijovic nis punën te Bashkimi
1 September, 2015 @0:28
Petar Mijovic, trajneri i ri i Bashkimit, ka nisur punën sot në Sezai Surroi me ekipin e tij të ri.
Gerti Shima, Granit Rugova si përforcime të bujshme dhe basketbollistë tjerë të udhëhequr nga kapiteni Qëndrim Biraj janë parë në palestër sot, derisa Mijovic ka bërë stërvitjet e para të lehta dhe ka mbajtur fjalimin nismëtar për stinorin e ri.
Bashkimi këtë stinor do të debutojë në ligë ndërkombëtare të basketbollit, Balkan League.