Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BILETAT E TREPÇËS, SI ZAKONISHT SHITEN "EXPRESS"

“Minatori” përsëri do të jetë përplotë

Radha e sotme e krijuar në mëngjes, për t'i blerë biletat për ndeshjen e radhës së Trepçës/ Foto: KBTrepça/ fb

“Minatori” përsëri do të jetë përplotë


23 April, 2023 @11:21

Para pak çastesh, KB Trepça ka bërë të ditur se të gjitha biletat për ndeshjen ndaj Prishtinës që do të luhet pasdite në “Minatori”. Pritur, sikurse herave tjera numri i biletave për ndeshjet e Trepçës është shitur shpejt dhe ka pasur rend të pritjes, ndërsa qytetarët që dëshirojnë të ndjekin ndeshjen direkt në palestër janë zgjuar heret të dielën për të siguruar pjesëmarrjen në ndeshje.

Gjithashtu, KB Trepça ka bërë të ditur se pasi që janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes, qytetarët tjerë që nuk e kanë siguruar atë të mos bien pre e keqpërdoruesve për t’i blerë ato me çmim më të lartë.

PLAYOFF SKEMA

“Të nderuar tifozë, të gjitha biletat për ndeshjen me Sigal Prishtinën janë shitur. Ju lutemi të mos bëheni pre e keqpërdoruesve që mund të ofrojnë biletat për çmim më të lartë. Stërshitja e biletave është vepër e dënuar me ligj. Ju faleminderit për përkrahjen e jashtëzakonshme,” ka shkruar njoftimi i klubit mitrovicas pak më parë.

Sa i përket serisë gjysmëfinale të PlayOffit, rezultati aktual është 2-1 në të mirë të Prishtinës dhe Trepça kërkon që sot të barazojë serinë në 2-2 ashtu që të bart serinë në ndeshjen vendimtare, të pestën. Ekipi që arrin tre fitore siguron finalen e PlayOffit të Superligës, ku do të ndeshet me Pejën që siguroi mbrëmë finalen duke e mposhtur Yllin në ndeshjen e katërt të serisë për të bërë rezultatin 3-1.

Trepça - Prishtina, ndeshja e katërt e serisë nis në ora 17:15 sot. Për shkak të kërkesës së madhe për t’i shikuar ndeshjet e Trepçës Minatori, këtë stinor është bërë zakon që ato të shiten brenda 2-3 orëve posa hapet dyqani i klubit që i shet ato. Pra, prej orës 08:00 deri në ora 11:00 të ditës së ndeshjes, biletat “avullohen” nga publiku i zjarrtë mitrovicas.


 
Të gjitha lajmet nga