ISH-LOJTARI I PEJËS
![Mocnik nuk e ka harruar KB Pejën Mocnik nuk e ka harruar KB Pejën](https://topsporti.com/images/uploads/_new_article_sans/Mocnik_Jan_in_action_Peja.jpg)
Mocnik nuk e ka harruar KB Pejën
27 April, 2023 @12:03
Ish-basketbollisti i Pejës, Jan Mocnik, është pensionuar nga basketbolli aktiv në moshën 36-vjeçare. Slloveni ka bërë të ditur se është përshëndetur nga basketbolli aktiv në llogarinë e tij personale të Facebookut, ndërsa në tribuna familjarët dhe miqtë e tij kanë qenë të veshur me fanellat e të gjitha ekipeve ku ai ka luajtur, në mes të të cilëve edhe te KB Peja.
Mocnik ka qenë pjesë e Pejës gati një dekadë më parë, saktësisht gjatë stinorit 2013/14. Më pas ai ka vazhduar karrierën në Slloveni, ndërsa një kohë ka luajtur bashkë edhe me tash kapitenin e Yllit, Gëzim Morina. “Basketbollit i kam dhënë gjithçka, ndërsa basketbolli më ka dhënë shumë më shumë,” ka thën ndër të tjera Mocnik në njoftimin e tij përshëndetës.