MALISHEVA - PRISHTINA
Mposhtë liderin në udhëtim, fitore e madhe e Prishtinës
19 October, 2024 @15:01
Fitore e madhe për Prishtinën në udhëtim te lideri sot.
Kryeqytetasit arritën që ta mposhtin Malishevën vendase me rezultat 1-3 (Drilon Hazrollaj 3’ / Sunday Akinbule 7’, Dion Gallapeni 45+2’, Leonat Vitija 76’).
45-minutëshi i parë i ndeshjes ishte mjaft atraktiv dhe dhuroi plot 3 gola.
Serinë e golave e hapi Drilon Hazrollaj në minutën e 3’ të ndeshjes, para se prishtinasit të shënonin dy herë për të shkuar në pushim mes pjesëve me epërsi 1-2.
Fillimisht shifrat i barazoi sulmuesi Sunday Akinbule (7’), i asistuar nga Ron Raçi, e për 1-2 realizoi Dion Gallapeni (45+2’), i shërbyer nga Albin Krasniqi.
Në minutën e 73’, Agon Xhaka i Malishevës u përjashtua nga loja për shkak të dy kartonëve të verdhë, e tre minuta më pas skuadra e tij pësoi gol. Ishte Leonat Vitija i Prishtinës ai që shënoi për 1-3.
Për Malishevën kjo ishte vetëm humbja e dytë sezonale, që dëshmon formën e mirë të kësaj skuadre këtë sezon, ndërkohë për Prishtinën kjo ishte një fitore e madhe në luftën për ndjekjen e kreut.
Xhiron e ardhshme, Malisheva e pret Dritën, kurse Prishtina i shkon Suharekës.