DEKLARATA E TRAJNERIT TË PRISHTINËS

Foto: KBPrishtina/fb
Nazor: Vrapuam shumë për të bërë dallimin
27 March, 2022 @23:19
Trajneri kroat i Prishtinës, Ante Nazor, ka qenë i disponuar pas fitores ndaj Bashkimit, ndërsa së pari ka uruar triumfin e ekipit të vajzave në Ligën Unike.
“Së pari më leni të uroj ekipin e vajzave të Prishtinës. Ato janë zemra e qytetit dhe përkrahësit më të mëdhenj tanë,” ka thënë fillimisht ai.
Kurse sa i përket kundërshtarit të sotëm ai ka shtuar:
“Bashkimi ka luajtur shumë mirë, më së miri këtë sezon ndaj Prishtinës. Ne treguam energjinë tonë dhe vendosëm qëllimin. Vrapi dhe ndarja e topit pastaj e bënë të vetën në fund,” ka thënë ndër të tjera Nazor.
Prishtina me këtë fitore thuajse ka siguruar PlayOffin në Superligë, pasi që humbja e kësaj ndeshjeje do t’i fuste në rrezik.
Sa i përket Bashkimit, Prishtina përgjatë stinorit nuk ka pasur fare probleme ndaj prizrenasve, duke i mposhtur në të katër përballjet e zhvilluara.