EURO U-16/ DIV B

Foto: fiba.com
Ndaj Norvegjisë U16 për pozitat 17-24
16 August, 2017 @9:09
Përfaqësuesja e Kosovës U16 në basketboll ka mësuar kundërshtarin e radhës në Europianin U16 të Divizionit B që po mbahet në Sofje.
Përballë djelmoshave të drejtuar nga Ibrahim Karabeg dhe Lorik Kllokoqi do të jenë norvegjezët, që përfunduan në vend të fundit në Grupin C.
Ndeshja zhvillohet nesër më fillim në ora 15:00. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të luftojë për pozitat 17-20, ndërsa humbësi për pozitat 20-24.