Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAGON ALBAN VESELI

“Në 20 vite karrierë, kurrë nuk jam ndier më i fyer dhe më i poshtëruar”

Alban Veseli, gjatë ndeshjes së mbrëmshme Trepça - Peja/ Foto: FBK

“Në 20 vite karrierë, kurrë nuk jam ndier më i fyer dhe më i poshtëruar”


4 May, 2023 @14:08

Basketbollisti i Pejës, Alban Veseli, që ka bërë karrierë edhe në disa ekipe të Kosovës, ndërsa ka qenë pjesë edhe e reprezentacionit të Kosovës ka reaguar sot pas ndeshjes së parë finale të PlayOffit ku ekipi i tij Peja, u mposht nga Trepça.

Sipas Veselit, aty kishte zero kushte për lojë dhe zero siguri, ndërsa ka theksuar se në karrierën e tij kur nuk është ndier më i poshtëruar se mbrëmë.

Mëposhtë, po ua sjellim reagimin e plotë të bërë të lojtarit në fjalë - pa ndërhyrje.

Reagim per ndeshjen Trepqa vs Peja. Zero kushte per loje, zero siguri! Banka rezerve e sulmuar gjate gjithe ndeshjes nga huligane ne afersi 1 meter dhe te gjithe ishim te prekur nga pshtyrjet, sharjet, fyrjet e pandalshme, kjo nuk mjaftoj per sigurimin e ndeshjes dhe policine qe ne vend se ti krijonin kushtet per loje edhe ata na sulmuan! Per referim nuk jam kompetent te flas mirepo nje loje aq agresive nga Trepqa me 1 faul per 9 minuta loje ne qerekun e fundit le shume per te deshiruar! 20 vite karrier ne basketboll kam kaluar cdo lloj sfide mirepo kurr sjam ndier me i fyer dhe e i poshteruar se mbreme. Kerkoj nga Kosovo Basketball Federation qe te krijoj kushte minimale per nje ndeshje sportive. Shihemi te dielen ne kryeqytetin e basketbollit ne fryme sportive.#ZemraRrehMeTy”

Alban Veseli, reaction Facebook


 
Të gjitha lajmet nga