Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI I FUNDIT I STINORIT 22/23

Në ndeshjen e fundit, Trepçës 1100 euro dënim

Fotot: FBK

Në ndeshjen e fundit, Trepçës 1100 euro dënim


24 May, 2023 @21:29

Pas përfundimit të stinorit në Superligë me finalen dramatike të playoffit që u zgjidh vetëm pas vazhdimeve në ndeshjen e fundit të serisë, KG ka publikuar Vendimet në Informatorin 37, të fundit për këtë stinor në kuadër të Superligës 2022/23.

Aty, pos tjerash janë bërë të ditura edhe dënimet nga gabimet teknike për basketbollistët në ndeshjen e pestë, ndërsa Trepça si klub në total është dënuar me 1 mijë e 100 euro për shkak të parregullsive sipas neneve, 49.3 (400 euro), 49.13 (500 euro) dhe 48.16 (200 euro).

Alban Veseli

Nga lojtarët, prej Trepçës është dënuar vetëm Drilon Hajrizi, me 400 euro. Ndërsa te Peja Arti Hajdari ka marrë dënim 200 euro, Jalen Tate 200 euro kurse trajneri Rami Hadar 50 euro. Të gjithë këta individë, për shkak të gabimeve teknike (varësisht prej llojit dhe përsëritjes së saj).

Sa i përket skuadrave për Trepçën është shkruar: “Fer dhe korrekt përpos lojtarit me nr.12 Drilon Hajrizi, i cili u ndëshkua me GT për sjellje josportive në çerekun e 3-të min 9”. Ndërsa për Pejën është shkruar: “Fer dhe korrekte përpos lojtarit me nr.1 Arti Hajdari, i cili u ndëshkua me GT për sjellje josportive në çerekun e 3-të min 9. Në çerekun e 4-t min 7, lojtari me nr.11 Jalen Tate u ndëshkua me GT. Në min 2 gjithashtu në overtime Tate u ndëshkua me GT për flop me ç’ rast edhe u përjashtua nga ndeshja. Në çerekun e 3-të, trajneri Rami Hadar, u ndëshkua me GT pasi e tërhoqi ekipin në zhveshtore, e cila u kthye pas 3 min.”

Amin Hot

Në anën tjetër, te sjellja e shikuesve figuron: “Gjatë ndeshjes iu tërhoq vërejtja tifozëve vendës që të mos përdorin laser. Gjithashtu gjatë ndeshjes janë hedhur dy-tri shkrepësa nga tifozët vendës, kurse pas përfundimit të ndeshjes në fushë pati edhe hedhje të shumë shkrepësave, flakadanëve dhe mjeteve piroteknike në drejtim të fushës, të lojtarëve dhe të gjyqtarëve , gjë e cila pengoi ceremoninë e ndarjes së medaljeve dhe kupës. Gjithashtu në fillim të ndeshjes është ndezur një flakadan nga tifozët vendës.”


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga