Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MYSAFIRËT NË EPËRSI

Në Rahovec, dallimi 7 pikë pas 20-minutash lojë

Në Rahovec, dallimi 7 pikë pas 20-minutash lojë


21 January, 2023 @19:41

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Rahovecit dhe Prizrenit, ku këta të fundit kanë epërsi pas pjesës së parë të lojës 32-39 [13-23, 19-16].

Wayne Arnold me 15 pikë është më efikasi në ndeshje deri tash dhe lojtari i vetëm që ka shënuar pikë dyshifrore në lojë, derisa ka shënuar 3 nga 3 tentimet për tri pikë në pjesë të parë për bardhezinjtë mysafirë.

Te Rahoveci rezistenca nisi në çerek të dytë, por ende pamjaftueshëm për të dalë përpara.

Më efikasi te vreshtarët pas 20-minutash lojë është Igor Chumakov me 6 të shënuara.

Raporti i plotë i ndeshjes, pas përfundimit të saj.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga