FINAL: ISTOGU - NEW BASKET

Foto: FBK
New Basket, fitues i Kupës në Ligën e Parë!
13 February, 2022 @13:53
Sot në “Karagaç” përmbyllet edicioni i Kupës së Kosovës për këtë vit.
Finalja e parë e ditës u luajt mes Istogut dhe New Basketit, skuadra të cilat garuan për fituesen e Kupës së Ligës së Parë.
Këtë përballje dhe rrjedhimisht Kupën e fitoi skuadra prizrenase New Basket, që finalen e sotme e fitoi me rezultat 69-72.
Çereku i parë i ndeshjes u mbyll 24-19 për Istogun, e prizrenasit u përmirësuan dukshëm në çerekun e dytë. Atë çerek ata e mbyllën me rezultat 16-24 dhe në pushim mes pjesëve shkuan me epërsi, pranë rezultatit të përgjithshëm 40-43.
Më pas, çereku i tretë mes skuadrave ishte mjaft i ngushtë. Këtë 10-minutësh e fitoi Istogu 16-15, për të hyrë kështu në çerek të katërt me disavantazh 2 pikësh ndaj New Basketit. Në çerekun e fundit skuadrat u futën pranë rezultatit 56-58.
E në çerekun vendimtar të ndeshjes, më e fokusuar u tregua skuadra prizrenase e drejtuar nga Arben Elshani, që e fitoi këtë çerek 13-14, dhe në fund e mbylli ndeshjen me fitore 69-72.
Sammy Tayler dhe Shendrit Llapi me nga 17 pikë ishin më të mirët te Istogu sot, kurse te skuadra fituese e New Basketit shkëlqeu Jordan Robison me 23 pikë, 13 kërcime e 8 asistime.
Kështu, për herë të parë në histori të klubit, New Basket shpallet fitues i Kupës në Ligën e Parë.