NEW BASKET - ISTOGU

New Basket në ngritje, fiton edhe Istogun
9 December, 2021 @21:57
Ndeshja e vetme e ditës së sotme në Ligën e Parë, New Basket - Istogu, përfundoi me fitoren e skuadrës prizrenase me rezultat 109-71.
Që nga minuta e parë e deri në fund, në asnjë moment nuk e lëshoi epërsinë New Basketi.
Amerikani Jordan Robinson, ishte i pakapshëm në këtë ndeshje. Ai luajti me 38 pikë, 16 kërcime, 5 asistime e 5 topa të rrëmbyer.
Përveç Robinsonit, u dalluan edhe Hajriz Hazeri me 18 pikë, Egzon Kuqi e Altin Shala me nga 14 pikë secili.
Te Istogu, më i miri ishte Nderim Januzaj me 21 pikë e 12 kërcime, por nuk mjaftoi për fitore.
New Basket me 4 fitore e 5 humbje gjendet në pozitën e pestë në Ligën e Parë, kurse Istogu me 5 fitore e 4 humbje në pozitën e tretë.