PRISHTINA - TREPÇA

Prishtina e disiplinuar mposhtë Trepçën
9 December, 2021 @20:57
Me një lojë tejet të disiplinuar dhe të organizuar në secilin aspekt, sonte, Prishtina ka kaluar Trepçën pa telashe duke e mposhtur në fund me një epërsi 17 pikëshe 82-65 [21-13, 24-24, 20-10, 17-18].
Epërsia në çerek të parë dhe të tretë kanë qenë vendimtare në ndeshje, ndërsa çereku i dytë dhe i katërt kanë kaluar barabartë, ashtu që bardhekaltërit të fitojnë derbin.
Lejson Zeqiri ka luajtur me 20 pikë e 5 kërcime, ndërsa Muhamedali Janjeva ka kryer lojën me double-double prej 11 pikëve e 10 kërcimeve në fitore.
Biram Faye është dalluar me 16 pikë e 6 kërcime, derisa gati krejt lojtarët e Prishtinës në këtë ndeshje, të cilëve iu dha mundësia për lojë nga Ante Nazor, kanë shënuar së paku tri pikë.
Te Trepça, ku nuk funksionoi fillimi i pjesëve, më efikasi ka qenë Taurus Cockfield me 15 pikë e 6 asistime, ndërsa me 13 pikë lojën e kreu Drilon Hajrizi, që bëri edhe 8 kërcime.
Fitorja e bën Prishtinën me bilans 7-6 pas 13 ndeshjeve të zhvilluara në Superligë, ndërsa Trepça tash është me bilans 9-4.