Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI I PARË

Norvegjia-Kosova, dueli fillestar me shpresa

Norvegjia-Kosova, dueli fillestar me shpresa


25 November, 2021 @11:36

Kosova sonte do të përballet me Norvegjinë në kuadër të fazës parakualifikuese për Eurobasket 2025.

Dardanët e drejtuar nga përzgjedhësi grek Christos Marmarinos duken të motivuar për të marrë rezultat pozitiv në Bergen, në përballjen që luhet sonte prej orës 19:00.

Erjon Kastrati

Basketbollistët e Kosovës kanë shprehur pozitivitetin e tyre në deklaratat dhënë para duelit ndaj norvegjezëve, ndërsa gjithçka do të vendoset sonte në palestër, ku ata presin edhe përkrahjen e vendasve që jetojnë në Norvegji.

Selektori Marmarinos ka thënë se Kosova po krijon një ekip premtues, ndërsa kësaj radhe në përbërje te ekipit nuk ka asnjë basketbollist të natyralizuar, edhe pse amerikani Divine Myles ishte në listën e gjerë të ftesave.

Christos Marmarinos

“Do t’i qasemi ndeshjeve një nga një. Ne besojmë në rezultate pozitive. Është e rëndësishme atmosfera në ekip dhe të bëjmë më të mirën tonë për të fituar. Janë dy ndeshje me rëndësi në një rrugëtim të gjatë”, është shprehur Christos Marmarinos, përzgjedhës i Kosovës para ndeshjes ndaj norvegjezëve.

Kapiteni Dardan Berisha është shprehur se do të japin maksimumin, kurse Erjon Kastrati, Gëzim Morina dhe Drilon Hajrizi, kanë theksuar se do të japin më të mirën e tyre për rezultate pozitive.

Kosova pas Norvegjisë, do të përballet me Danimarkën në Prishtinë, më 28 Nëntor, nga ora 19:00.

Drilon Hajrizi

Kjo është hera e parë që përballen Norvegjia dhe Kosova. Vendasit kanë vënë në dispozicion 1200 bileta për takimin e parë në shtëpi pas 20 vjetësh. Bashkatdhetarët që jetojnë në Norvegji, biletat mund t’i gjejnë në faqen zyrtare të Federatës Norvegjeze (basket.no).

LISTA E MARMARINOS për duelet e nëntorit

Në Grupin C bënë pjesë edhe Danimarka. Vendi i parë kualifikohet tutje, si dhe vendi i dytë më i mirë nga të tri grupet parakualifikuese. Katër kombëtare kualifikohen në rrethin e dytë parakualifikues.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga