Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA 92-95 NORVEGJIA

Norvegjia përmbys Kosovën, merr lidershipin

Norvegjia përmbys Kosovën, merr lidershipin


27 February, 2022 @21:03

Me një ndeshje të luftuar dhe duke mos rënë nga loja përkundër disavantazhit të madh në disa raste, Norvegjia ka arritur që të mposhtë Kosovën në përballjen që u quajt vendimtare për Dardanët në parakualifikime për Eurobasket 2025.

Pas epërsisë fillestare të Kosovës dhe zgjerimit të saj në cerek të dytë, Norvegjia është rikthyer dalëngadalë në pjesë të dytë duke i marrë të dyja cerekët dhe në fund ka cuar ndeshjen në vazhdime.

E aty, duke u treguar më të saktë, kanë fituar tërë ndeshjen me rezultat 92-95 [27-15, 19-16, 18-25, 17-25, 11-14].

Fitorja e bën Norvegjinë lidere të grupit dhe ia humb mundësinë Kosovës për vend të parë, prandaj Dardanët tash e tutje do të varen nga Danimarka të cilët duhet mposhtur në qershor dhe të shpresojnë në fitoren e tyre ndaj Norvegjisë, ashtu që të grupi të neutralizohet për të pasur shpresa për kualifikim tutje.

Sa i përket lojtarëve, më i miri ka qenë Drilon Hajrizi. Ai ka shënuar 17 pikë, 6 kërcime e 2 asistime për Kosovën, duke rrëmbyer edhe 4 topa nga kundërshtari.

Paraqitje të njëjtë si ai ka pasur edhe Erjon Kastrati, duke bërë 17 pikë, 4 asistime, 4 kërcime dhe 3 topa të rrëmbyer.

Më efikasi te Kosova ka qenë Dardan Berisha me 27 pikë. Ai ka pasur edhe më së shumti topa të humbura te ekipi, 4.

Te Norvegjia Harald Frey ka qenë i pandalshëm. Ai ka shënuar 38 pikë e 3 asistime në fitore të tyre, ndërsa me 16 pikë ka kontribuuar Karamo Jaëara, që ka shtuar edhe 8 kërcime për ekipin.

 



TABELA AKTUALE:

1 Norvegjia 2-1
2 Kosova 1-2
3 Danimarka 1-1

 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja