ILIR SELMANI

Nuk duhet të nënçmojmë kundërshtarin
7 April, 2023 @1:38
Trajneri i Trepçës Engin Gençoglu nuk është paraqitur për të dhënë deklaratë pas ndeshjes së parë çerekfinale të PlayOffit, ku ekipi i tij menzi mposhti Bashkimin, që ishte i shkurtër në roster të lojtarëve.
Në vend të tij, deklaratën pas ndeshjes e dha ndihmës-trajneri i mitrovicasve, Ilir Selmani, i cili ka treguar se nënçmimi i kundërshtarit për pak sa i kushtoi ekipit.
Ai ka qenë i shkurtër në deklaratën e tij dhënë pas duelit ku Trepça mori epërsinë në seri 1-0.
“Gjithmonë kur kundërshtarin e nënçmon, vjen te ky pozicion që ishim sonte. Këto gabime nuk duhet t’i përsërisim në lojën tjetër.” - ka thënë ndër të tjera Selmani.
Trepça mori epërsinë 1-0 në serinë çerekfinale ndaj Bashkimit, ndërsa pas tri ditësh do të luajnë ndeshjen e dytë të serisë ku do të kërkojnë fitoren tjetër që ua siguron gjysmëfinalen e PlayOffit.