ENGIN GENÇOĞLU

Foto: FBK
Nuk morrën asgjë nga playi dhe qendra, Prishtina shfrytëzoi terrenin vendas
21 April, 2023 @0:42
Trajneri i Trepçës Engin Gençoglu në deklaratën e tij dhënë pas humbjes së ndeshjes së tretë të serisë së PlayOffit nga Prishtina ka thënë se ekipi i tij e ka të vështirë të fitojë ndeshjen ndaj një ekipi cilësor si Prishtina, nëse nuk merr asgjë nga playi dhe qendra e ekipit.
Ai bëri të ditur se duhet fokusuar shumë më shumë në ndeshje të tilla, si dhe të përdoret maksimalisht inteligjenca.
“Po. Nuk hymë në ritëm, por pa play dhe pa qendër, nuk kemi gjasa. Sonte nga playi jonë Brown dhe qendra Gordon nuk morrëm asgjë. Ndërsa Prishtina shfyrtëzoi gjithçka për fitore, duke llogaritur edhe terrenin vendas. Shpresoj në fitore të dielën dhe të rikthehemi për lojën vendimtare këtu,” ka thënë ndër të tjera trajneri i Trepçës, Engin Gençoglu.
Trepça tash është në disavantazh në seri 2-1, ndërsa duhet të fitojë patjetër ndeshjen e radhës për të çuar shpresat në ndeshjen vendimtare, të pestën.