Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELET DHE PAK HISTORI

Orari i gjysmëfinaleve në Eurobasket 2022

Orari i gjysmëfinaleve në Eurobasket 2022


15 September, 2022 @1:31

Pas dueleve fantastike në çerekfinale të garës dhe sigurimit të gjysmëfinaleve nga Spanja, Gjermania, Franca dhe befasia Polonia - tashmë janë përcaktuar edhe oraret e ndeshjeve gjysmëfinale të Eurobasketit 2022.

Mateusz Ponitka, Poland

Kështu, të premten me fillim prej orës 17:15 në Arena të Berlinit zhvillohet dueli i parë gjysmëfinal i Eurobasketit, ku takohen Polonia dhe Franca.

Yabusele, France

Polonia ka arritur në gjysmëfinale për herë të parë pas 51 vitesh, ndërsa do të ndeshet me Francën, që në Eurobasket 2013 fitoi titullin e parë të Evropës, në Eurobasket 2011 ishte finaliste ndërsa në Eurobasket 2015 fitoi medaljen e bronztë.

Dennis Schroder, Germany

Përballja tjetër gjysmëfinale gjithashtu të premten më 16 shtator, në Arena të Berlinit takohen Gjermania dhe Spanja në ndeshjen që nis në 20:30.

Hernangomez, Spain

Gjermanët një herë kampion Evrope, në Eurobasket 1993 dhe finalist të Eurobasketit 2005 përballen ndaj spanjollëve fantastik dhe dominues në basketbollin evropian që prej Eurobasket 1999, prej kur në të gjitha Eurobasketet radhazi (dhjetë) kanë siguruar minimalisht gjysmëfinalen e garës!

Ndërsa në pesë Eurobaskete të fundit, iberikët janë tri herë kampionë të Evropës (Eurobasket 2009, 2011 dhe 2015).

ORARI I NDESHJEVE GJYSMËFINALE:

16.09.2022 (17:15) Polonia - Franca,
16.09.2022 (20:30) Gjermania - Spanja.

NDESHJA PËR MEDALJEN E BRONZTË:

18.09.2022 (17:15) Humbësit e gjysmëfinaleve.

FINALJA:

18.09.2022 (20:30) Fituesit e gjysmëfinaleve.



5 EUROBASKETET E FUNDIT:

EUROBASKET 2009 Finalja: Spanja 85-63 Serbia Vendi i tretë: Greqia 57-56 Sllovenia
EUROBASKET 2011 Finalja: Spanja 98-85 Franca Vendi i tretë: Rusia 72-68 Maqedonia
EUROBASKET 2013 Finalja: Franca 80-66 Lituania Vendi i tretë: Spanja 92-66 Kroacia
EUROBASKET 2015 Finalja: Spanja 80-63 Lituania Vendi i tretë: Franca 81-68 Serbia
EUROBASKET 2017 Finalja: Sllovenia 93-85 Serbia Vendi i tretë: Spanja 93-85 Rusia

 
Të gjitha lajmet nga Eurobasket