KB DRITA

Posteri lamtumirës i Joe Mincey
‘Party’ për Dritën!
6 August, 2013 @10:47
Skuadrat kosovare janë bërë tejet joshëse për basketbollistët e huaj. Borozani.com
Këtë e vërteton edhe fakti se përforcimi i ri i Dritës, amerikani Joe Mincey, i cili duket shumë i kënaqur me transferimin e tij te gjilanasit dhe do të organizojë një ndeje përshëndetëse për shoqninë e tij.
Ndër tjerash, ai ka përgatitur edhe postera për këtë ndeje, ku përveç që përmendet destinacioni i tij i ri, Kosova, gjendet edhe logoja e KB Dritës. Drita do të jetë skuadra e parë jashtë kontinentit amerikan për 25 vjeçarin Mincey.