DERRICK ROSE
Shkaktar i vonesës Toni Kukoc
5 August, 2013 @12:58
Për shkak të lëndimit nga gjuri, Derrick Rose, ishte detyruar që të humbas tërë stinorin 2012/13. Ai i kallëzoi arsyet e vonesës së tij në parket.
Në lidhje me rikthimin e tij në parket, mediat amerikane e kishin kritikuar super yllin e Chicago Bullsit, por ai në këtë fazë, kishte marrë këshilla nga ish basketbollisti legjendar i Chicagos, Toni Kukoc.
Rose i cili ka një respekt të veçantë për Kukocin tha:
“Unë gjithmonë marrë këshilla nga Toni, këshilla e tij gjatë stinorit në lidhje me gjurin tim, ishte se të bëhem i durushëm. Ai më tha se NBA do të vazhdojë, edhe pa mua, kështu më bindi që të mos nxitojë. Siç e keni parë edhe ju, unë kam pritur” u citua MVP i vitit 2011.
Derrick Rose, i cili ishte lënduar në Play Offin e stinorit 2012, kundër Philadelphia-së, deri më tani nuk arriti që të luaj, ndërsa rikthimi i tij pritej që të bëhet me pesë tetor kundër Indianës.