FBK
Kryetari jep dorëheqje
3 August, 2013 @16:17
Fatmir Gashi, kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij sot në Kuvendin e Punës të mbajtur në zyret e FBK-së.
Arsyetimi i tij ka qenë se do të kalojë në pozitën e zëvendës guvernatorit në Bankën Qendrore të Kosovës. Nën kryesimin e tij Superliga e basketbollit të Kosovës, ka arritur të ngritet në nivelin e kohërave më të mira të saj, ndërsa nga puna e FBK-së, një skuadër kosovare për herë të parë do të paraqitet në ligën ballkanike të basketbollit.
Kryesia e FBK-së, ka vendosur që Kuvendi Zgjedhor të mbahet më 24 gusht.