GJILAN
Mincey te Drita
30 July, 2013 @21:17
Drita e Gjilanit nuk ka mbetur prapa skuadrave tjera të ETC Superligës. Edhe ajo ka arritur marrëveshje me një lojtar të huaj, bëhet e ditur nga portali i basketbollit Eurobasket.
Joe Mincey, organizator amerikan, është përforcimi më i ri i gjilanasve për stinorin 2013/14. Mincey do të kalojë stinorin e ardhshëm në Kosovë. Ai së fundi ka luajtur në ligën braziliane të basketbollit për skuadrën e Anapolisit që bën pjesë në Gaucha League.
Ai ka pasur stinor impresiv në Brazil, ku është dalluar me mesatare prej 19.7 pikëve për ndeshje, 7 kërcimeve dhe 3.2 asistimeve për ndeshje.