KAMPIONI
Një kroat dhe 2 amerikanë në Pejë
29 July, 2013 @18:48
Skuadra kampione e Kosovës në basketboll, Peja, është shumë afër marrëveshjes me tre basketbollistë të huaj për stinorin e ri 2013/14.
Sipas kryetarit të klubit, Art Gashi, Peja është në bisedime me një basketbollist kroat dhe dy amerikanë si përforcime të radhës, “mirëpo ende nuk kanë nënshkruar asgjë”, ka thënë Gashi ekskluzivisht për Borozani.com.
Peja e cila këtë stinor është përforcuar me Drilon Hajrizin dhe Endrit Hysenagollin, ka bërë transferin më të mirë të afatit kalimtar duke e marrë trajnerin e Cibonës, Danijel Lutz!
Kroati Lutz, i cili fitoi kurorën e dyfishtë me Cibonën në stinorin e fundit është ekskluzivisht përgjegjës për basketbollistët e huaj dhe më 13 gusht kur pritet të mblidhet i tërë ekipi, do të bëhen të ditur edhe zyrtarisht emrat e të huajve te ekipi kampion.
Peja do të kalojë fazën përgatitore në Mal të Zi.