NATE ROBINSON
Inspirohet nga Messi
29 July, 2013 @13:10
Stinorin e kaluar, posaçërisht në fazën e Play Offit, Nate Robinson arriti ta tërheq vëmendjen e shumë skuadrave në NBA. Ai në fund e zgjodhi skuadrën e Denver Nuggetsit, ku nënshkroi kontratë dy vjeçare, për të lënë Chicago Bullsin.
Tek “Demat”, ai e kishte numrin dy në fanellë, por tani në Denver, ai vendosi që ta bart numrin dhjetë, i inspiruar nga ylli botëror i futbollit, Lionel Messi.
“Numrin jam duke e marë nga Lionel Messi, ai është lojtari im i preferuar. Shumë jam duke luajtur dhe duke shikuar futballin. Messi në futboll, është më i miri dhe unë dua të jem më i miri në NBA,” kështu u shpreh njeriu i vogël i NBA-së Robinson.
Krahas gjatësisë, 175 centimetërshe, Nate Robinsoni është tre herë fitues i Slam Dunk-ut në NBA (2006, 2009, 2010).