Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERRICK ROSE

Jam më i miri në NBA

Jam më i miri në NBA


26 July, 2013 @19:09

Në Play Offin e vitit 2012, Derrick Rose u lëndua në raundin e parë, kundër Philadelphia-së, nga gjuri dhe u detyrua që të pushonte tërë stinorin e kaluar.

Megjithatë vetëbesimi i super yllit të Chicago Bulls, gjendet në nivel të lartë, ngase në një emision të CNN-it, pyetjes, Cili është lojtari më i mirë në NBA, iu përgjigj “Derrick Rose”. 

Rose, është duke u përgatitur vazhdimisht për t’u rikthyer në parket sa më mirë. Në fund të stinorit të kaluar, gjuri i 24 vjeçarit ishte në gjendje të mirë, por nuk e rrezikoi më shumë dhe vendosi që të pushonte më shumë. Rose ka qenë Rookie i vitit 2009, tre herë All-Star i NBA-së dhe MVP i vitit 2011 në NBA.


 
Të gjitha lajmet nga NBA