FOTO STATS
Rekordet e pathyeshme në NBA
25 July, 2013 @11:42
Janë disa rekorde, që me të vërtetë, pothuajse shumë vështirë mund të thehen. Këtu kemi bërë përmbledhjen e dhjetë rekordeve në histori të NBA-së për lexuesit e Borozani.com
10. Chicago Bulls
Chicago Bulls, në stinorin 1995/96, në 82 ndeshje arriti bilanc prej 72 fitoreve. Skuadra që iu afrua rekordit ishte me 69 fitore, përsëri Chicago Bulls.
9. Jose Calderon
Në stinorin 2008/09, spasnjolli Calderon, kishte ekzekutuar 154 gjuajtje të lira dhe vetëm tre herë ishte i pa saktë, luajti me mesatare prej 98,1%.
8. Kareem Abdul-Jabbar
Qendra legjendare e Los Angeles Lakersit, Kareem Abdul-Jabbar, është koshashenuesi më i mirë në histori të NBA-së me 38.387 pikë të shënuara, ndërsa kundërshtari më i afërt i tij është Karl Malone me 36.928 pikë.
7. Los Angeles Lakers
Skuadra hollywoodiane Lakers, me dirigjentin Jerry West, në stinorin 1971/72 arriti 33 fitore rresht, ndërsa Miami Heat ishte shumë afër që ta thej këtë rekord, por mbeti në fitoren e 27-të në stinorin e fundit.
6. Rasheed Wallace
Lojtari më agresiv në histori të NBA-së. Pra Rasheed Wallace, në stinorin 2000/01, i cili luajti në 80 ndeshje, morri 41 gabime teknike, një rekord jo edhe aq i mirë.
5. Bill Russell
Legjenda e Bostonit, Bill Russell, që luajti gjatë viteve 1957-69, gjatë 13 stinorëve u bë kampion 11 herë. Asnjë lojtarë deri më tani, nuk mundi që të kalojë as afër rekordit. Michael Jordan i ka gjashtë unaza, ndërsa Kobe Bryant pesë.
4. Wilt Chamberlain
Në stinorin 1961/62, Wilt Chamberlain, në 42 ndeshje të zhvilluara shënoi mbi 50 pikë në gati çdo ndeshje dhe e përfundoi stinorin me mesatare prej 50.4% të shënimit , ndërsa njeriu që iu afrua më së shumti ishte Michael Jordan me mesatare prej 37.1 %.
3. A.C. Green
Basketbollisti Green, i cili njihet me nofkën “Iron Man”, arriti të luajë 1192 ndeshje rresht, që është një rekord i vështirë për të thyer.
2. John Stockton
John Stockton së bashku me Karl Malone, ishin bërë një dyshe fenomenale, ku shkuan dy herë në finale të NBA-së, por aty nuk arritën që të triumfojnë, kundër skuadrës së Jordanit, Chicago Bulls. Megjithatë, Stocktoni i bëri 15.806 asistime në karrierën e tij dhe gjindet në krye të listës së asistuesve në NBA.
1. Wilt Chamberlain
Me 2 mars të vitit 1962, Wilt Chamberlain shënoi 100 pikë kundër skuadrës së New York Knicksit dhe hyri në histori të NBA-së. Ndërsa rekordit që iu afrua më së shumti, ishte Kobe Bryant i cili shënoi 81 pikë në vitin 2006, kundër Toronto Raptorsit.