Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MENISKUSI

Lëndohet JR Smith

REUTERS

Lëndohet JR Smith


16 July, 2013 @19:57

JR Smith, i cili e fitoi çmimin “Rezervisti më i mirë” sivjet, do të mungoj në kampion veror të skuadrës, gjithashtu do të humbas edhe fillimin e stinorit.

Stinori i ri në NBA, do të filloj me 29 tetor, ndërsa Smith për shkak të lëndimit nga meniskusi i gjurit të majtë, do të pushojë 3-4 muaj. JR Smith, e kishte renovuar edhe kontratën e tij me New Yorkun, për katër vite të tjera, ku do të fiton 25 milionë dollarë.

New York Knicks, vitin e kaluar kishte një bilanc prej 54 fitoreve, ndërsa JR Smith, e kishte kaluar stinorin më të mirë të karrierës, i cili luajti në 80 ndeshje, me mesatare prej 18.1 pikëve e 5.3 kërcimeve.


 
Të gjitha lajmet nga NBA