TRAJNERI
Çevik afër Prishtinës
15 July, 2013 @20:14
Pas largimit të shumëpërfolurit Ahmet Kandemir për në Besiktas, Sigal Prishtina, mbeti pa trajner. Mirëpo, sipas një shkrimi të portalit koha.net, pritet që në vend të tij të vij një turk tjetër, Okan Çevik.
Çevik është 47 vjeçar dhe se drejtuesit prishtinas kanë bërë bisedimet e para me turkun. Ai ka qenë pjesë e disa skuadrave turke, madje edhe Galatasarayit në stinorin 2009/10.