PRIZREN
Bashkimi pa sponzor
13 July, 2013 @0:49
KB Bashkimi nga Prizreni ka mbetur pa sponsorin e saj kryesor, Sigkos. Ashtu siç njoftuam edhe pak orë më parë, tashmë këtë e ka zyrtarizuar edhe kryesia e klubit përmes një komunikate, nëpërmjet së cilës kanë bërë të ditur se bashkëpunimi Bashkimi-Sigkos është ndërprerë para kohe.
“Pavarësisht marrëveshjes trevjeçare me shkrim KB Bashkimi-Sigkos, kompania Sigkos është tërhequr pas vetëm një viti sponsorim dhe i kuptojmë shkaqet e kësaj shkëputjeje. KB Bashkimi sot nuk është në situatë aspak të lakmueshme, mirëpo do t’i vazhdojë punët për të gjetur sponsorët e rinj të klubit,” shkruan mes tjerash në komunikatën e lëshuar nga klubi portokall-e-zi nga Prizreni, duke mos treguar shkaqet më detajisht!
Bashkimi ka qenë njëra ndër ekipet më të mira të stinorit të kaluar, duke përfunduar në vendin e tretë të Superligës së basketbollit. Bashkimi ka ndërprerë marrëveshjen me trajnerin slloven, Muharem Vugdalic, që ka kaluar te skuadra debutuese në Superligë, Studenti