SIGAL PRISHTINA
Prezantohet Dardani
12 July, 2013 @15:14
Tashmë edhe zyrtare, Dardani është i Sigal Prishtinës.
Drejtuesit bardhekaltër sot me anë të një konference për shtyp e kanë prezantuar si përforcim basketbollistin më të mirë të stinorit të kaluar, Dardan Berishën.
Dardani në Prishtinë do ta bartë fanellën me numër 11. Ai do të jetë pjesë e ekipit kryeqytetas përgjatë këtij stinori, të cilin do ta ndihmojë edhe në stinorin debutues në Ligën Ballkanike.