PEJA
Peja falënderon Dardanin
12 July, 2013 @10:39
Peja në mënyrë publike ka falënderuar Dardan Berishën për kontributin e dhënë në stinorin e kaluar te skuadra verdhezi.
Basketbollisti më i mirë i stinorit të fundit pritet që t’i bashkohet rivalit kryesor të pejanëve, Sigal Prishtinës.
“Dardan Berisha sipas të gjitha gjasave sot do të nënshkruajë marrëveshje me Sigal Prishtinën. Dardanin e falënderojmë për krejt çka ka bërë për Pejën në stinorin e kaluar dhe si klub e respektojmë vendimin e tij, pa dashur të gjykojmë se ka qenë vendim i drejtë apo ka qenë gabim. Një gjë duhet të dihet, KB Peja është mbi të gjithë. Lojtarët vijnë e shkojnë por KB Peja dhe Shqiponjat do të mbeten për shumë vite.” është thënë në njoftimin e klubit pejan.
Dardan Berisha stinorin e kaluar ishte njëri ndër më meritorët te skuadra e Pejës, e cila arriti që të shpallet kampione e Kosovës duke e mposhtur në finale pikërisht Sigal Prishtinën.