MERKATO
Rokas Uzas transferohet në Zvicër
7 July, 2013 @5:21
Snajperisti i vitit të kaluar në Sigkos Bashkim, Rokas Uzas, karrierën e tij do ta vazhdojë në skuadrën nga elita e basketbollit zviceran, Starwings, bën të ditur faqja eurobasket.com.
Te skuadra e Starwings në stinorin e kaluar ka luajtur edhe një tjetër lojtar i njohur për basketbollin kosovar. Fjala është për ish qendrën pejane, Justin Dobbins, i cili tani luan në një skuadër uruguajane.
Uzas, së bashku me amerikanët Kejuan Johnson dhe Mark Dawson, ka qenë njëri ndër bartësit e lojës te prizrenasit, mirëpo pas përfundimit të stinorit që të tre këta janë larguar nga Sigkos Bashkimi.