SLLOVENIA
Morina afër Eurobasketit!
6 July, 2013 @0:30
Trajneri i Sllovenisë, Bozidar Maljkovic, ka futur në listë të ngushtë për Eurobasket 2013 edhe kosovarin me pasaportë sllovene, Gëzim Morina.
Kështu, Morina ka mundësi që të paraqitet në Kampionatin Europian të basktebollit nëse e kalon edhe fazën e fundit ‘të filtrimit’ të përfaqësueses sllovene.
Sllovenia është nikoqire e europianit në basketboll, ndërsa në grup ka kundërshtarë si: Spanja, Kroacia, Gjeorgjia, Polonia dhe Çekia.
Para Eurobasketit, Sllovenia do të ndeshet në miqësore me Poloninë më 26 korrik, e pastaj edhe me Francën më 31 gusht.
Ja tërë ekipi slloven: Beno Udrih, Goran Dragic, Jaka Lakovic, Jaka Blazic, Zoran Dragic, Klemen Prepelic, Edo Muric, Boštjan Nachbar, Domen Lorbek, Luka Lapornik, Jure Balazic, Jaka Brodnik, Gëzim Morina, Mirza Begic, Uros Slokar dhe Gasper Vidmar.