COACH
Epoka e Stevens në Boston
5 July, 2013 @11:22
Në planifikimin e rindërtimit të skuadrës së Bostonit, kryesia e të gjelbërve të cilët nuk arritën ta bindin trajnerin Doc Rivers që të mbetet tek keltët, arritën marrëveshje me trajnerin Brad Steves.
Steves, ishte trajner në NCAA, ku me skuadrën Butler, arriti që të shkojë në finale në vitin 2010 dhe 2011. Sistemi i tij është i përbërë me mbrojtje agresive, i cili kishte marë lëvdata nga trajnerët të famshëm si: Mike Krzyzewski e Jim Boeheim.
Menaxheri i përgjithshëm i Bostonit, Danny Ainge bëri një kontratë gjashtë vjeçare me vlerë prej 22 milion dollarësh për trajnerin Brad Stevens.
Me këtë nënshkrim Stevens, u bë trajneri më i ri në NBA, pasi që ka vetëm 36 vjet.