PËRFORCIMI
Mazreku kthehet në Prishtinë!
4 July, 2013 @23:56
Skuadra që fitoi Kupën e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, ka arritur që t’ia marrë pejanëve pas Alban Veselit edhe qendrën Blerim Mazreku.
Suharekasi Mazreku vetëm disa orë më parë u largua zyrtarisht nga klubi pejan për arsye se kishte konkurrencë dhe hapësirë të vogël te kampionja e Kosovës.
Mazreku, që pjesën më të madhe të stinorit të kaluar e kaloi në tribuna për shkak të lëndimit që e kishte, pritet që nesër të zyrtarizohet nga Sigal Prishtina.
Mazreku vite më parë ka veshur fanellën e prishtinasve, ndërsa bashkë me Veselin tani më ata i janë kthyer klubit, kur këta të fundit po përgatiten për stinorin e tyre në Balkan League.