DARDAN BERISHA
Dardan Berisha i afrohet Prishtinës!
9 July, 2013 @3:10
Emri i basketbollistit më të mirë të stinorit që e lëmë pas, Dardan Berishës, çdo ditë e më shumë po përmendet me skuadrën e Sigal Prishtinës.
Sipas portalit koha.net, basketbollisti pejan është parë të hënën në mbrëmje në një kafiteri në Prishtinë së bashku me kryetarin e Sigal Prishtinës, Blerand Stavileci, ku thuhet se në këtë takim janë diskutuar detajet për një transferim të mundshëm.
Dardan Berisha ditë më parë është kthyer nga Kroacia, pasi kishte shkuar atje për prova te skuadra e njohur, Cedevita, mirëpo megjithëse palët ishin shumë afër të arrinin marrëveshje, një gjë e tillë deri më tani nuk ndodhi.
Sigal Prishtina krahas përforcimeve të huaja deri më tani është përforcuar edhe me Alban Veselin dhe Blerim Mazrekun, që të dy nga Peja, ndërsa transferimi i mundshëm i Dardan Berishës do të ishte një goditje shumë e madhe për Pejën.