DALLAS
Kauboj i Teksasit Ellis
13 July, 2013 @11:03
Monta Ellis, nuk e pranoi ofertën tre vjeçare me vlerë prej 36 milionë dollarësh, të Milwaukee Bucksit, për të kaluar në radhët e Dallas Mavericksit.
Ellis bëri një kontrat tre vjeçare me vlerë prej 25 milionë dollarësh me skuadrën nga Teksasi Dallas. Ndërsa transferimi i radhës i Dallasit, është duke u përfolur se do të jetë qendra Samuel Dalembert.
Njëzeteshatë vjeçari Ellis, stinorin e kaluar në Bucks, luajti me mesatare prej 19.2 pikëve e 6.0 asistimeve. Monta Ellis ishte i kërkuar edhe nga Los Angeles Lakers, por ai e zgjodhi skuadrën e Dallasit.