KOBE BRYANT
Tifoz i Milanit
21 July, 2013 @1:45
Kobe Bryant, i cili në ndeshjen kundër Golden State Warriors, ishte lënduar nga tetiva e akilit, ku u operua me sukses, fazën e rehabilitimit, do ta kalojë në Itali.
Ylli i famshëm botëror, rehabilitimin do të kryej në terrenet e Milanos, ku pati rastin të takohet me lojtar si Andrea Poli dhe Daniele Bonera.
Black Mamba tha se ai gjithmonë ka qenë tifoz i Milanit dhe se në shtëpinë e tij në Los Angeles mban në mur të varur shallin dhe fanellën e kuqezinjëve nga qyteti i modës.
Bryant, gjithashtu e veshi fanellën të cilët e kishin përgatitur posaçërisht për 34 vjeçarin me emrin e tij dhe me numrin e tij 24.