Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LUTZ

Plani i Pejës, gati

Tportal

Plani i Pejës, gati


22 July, 2013 @13:04

Danijel Lutz i cili këto ditë po qëndron në Pejë e Kosovë, për t’u njoftuar prej së afërmi me klubin në një intervistë për TV Dukagjini ka thënë se skuadra pejane ka punë për të bërë para se t’ia nis stinorit të ri. 

”Çdokush do të luaj më fortë kundër nesh për shkak se jemi kampion. Prandaj motivi i kundërshtarëve do të jetë më i madh. E ne duhet të punojmë në drejtim që të fitojmë,” ka thënë 35 vjeçari Lutz. 

Ai ka treguar se është njoftuar me basketbollin kosovar nëpërmjet mediave dhe videove si dhe ka bërë të ditur se ka të qartë pasqyren e lojtarëve që ka në dispozicion, ndërsa me tre të huaj që pritet të zgjedhen pikërisht nga kroati - Peja do të synojë së paku suksesin e njejtë si atë të stinorit të shkuar.

“Unë jam këtu gjithashtu për t’i vënë themelet e Pejës në ABA ligë, pasi që pas suksesit të stinorit të kaluar tashmë Peja duhet të organizohet edhe më mirë në aspektin sportiv dhe të bëhet klub që do të jetë konkurrues këtu,” ka shtuar Lutz duke bërë gjithashtu të ditur se nuk dëshiron të mirret me deklaratat e klubeve serbe të cilat thanë se nëse në këtë ligë merr pjesë një skuadër nga Kosova, ata do ta sjellin punën deri në shuarje të kësaj lige.

Peja dhe ish trajneri i Cibonës, Lutz, do të fillojnë punën zyrtare në pjesën e dytë të muajit gusht, ndërsa trajneri tashmë u ka bërë gati basketbollistëve planin që duhen stërvitur para fillimit të stërvitjeve me ekip.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga