TRAJNERI
Ceyhun Cabadak në Sigal Prishtinë!
21 July, 2013 @23:40
Sigal Prishtina si duket ka zgjedhur trajnerin e ri të saj. Sipas portalit turk të basketbollit, Basket Faul, ish ndihmës trajneri i Karsiyakas, Ceyhun Cabadak, është trajner i ri i Sigal Prishtinës.
“Fituesi i Kupës së Kosovës dhe finalisti i Play-Offit në Kosovë, ku stinorin e kaluar ka punuar Ahmet Kandemir ka arritur marrëveshje me ndihmësin e Karsiyakas, Ceyhun Cabadak,” shkruan portali turk.
Sigal Prishtina përkundër se nënshkroi kontratë me Ahmet Kandemirin, një klauzolë në kontratë, ku trajneri do të mund të largohej vetëm nëse e kërkon Besiktasi (klubi i zemrës së Kandemirit), e la fituesin e Kupës së Kosovës pa trajner. Kandemir vazhdoi në Besiktas dhe me vete morri edhe talentin e Sigal Prishtinës, Mërgim Jakupi.