EDO AZEMI
Edhe 2 vite me kapitenin
25 July, 2013 @15:16
Skuadra më aktive e afatit kalimtar, Sigal Prishtina, përveç transferimeve që i bëri deri më tani, po mendon edhe për basketbollistët që janë në skuadër.
Kështu bardhekaltërit kanë njoftuar se kapiteni i skuadrës, Edmond Azemi, ka vazhduar kontratën edhe për dy vite të tjera.
“Ju njoftojmë se Edmond Azemi ka nënshkruar kontratë të re me KB SIGAL Prishtina e cila e lidh me klubin edhe për dy (2) vite të tjera,” thuhet në komunikatën e Sigal Prishtinës.
Në lidhje me Azemin në ditët e fundit janë përhapur spekulime të shumta ku thuhej se numri katër i prishtinasve mund të kaloj te Liria e Shkupit apo te skuadra e Pejës.