PEJË
Valdeti afër Studentit
23 July, 2013 @10:29
Studenti, që këtë stinor 2013/14 do të garojë për herë të parë në Superligë të basktebollit kosovar, vetëm pas një viti të themelit si klub, synon të marrë qendrën pejane me përvojë, Valdet Grapci.
Nga kryetari i klubit, Arbër Elshani, bëhet e ditur se trajneri i Studentit, slloveni Muharrem Vugdalic, ka kërkuar që Grapci 39 vjeçar të jetë pjesë e ekipit të tij që t’i ndihmojë nën kosh me përvojë, shkruan Koha Ditore sot.