EURO U-18
Spahi MVP, Turqia kampion
28 July, 2013 @23:14
Turqia ka arritur të bëhet kampione e Europës në basketboll në grupmoshat nën 18 vjet. Turqit në finale mposhtën Kroacinë 81-74, duke marrë trofeun dhe duke u stolisur me medalje të artë.
Kosovari 198 centimetra i gjatë, Kenan Spahi, është shpallur lojtari më i mirë i kampionatit, duke marrë titullin individual MVP.
Kenan Spahi i cili është i lindur në Prishtinë, në finale ka luajtur me 19 pikë, duke qenë koshashënuesi më i mirë i ndeshjes me 62.5% saktësi nga dyshet, 40% nga treshet dhe 100% nga gjuajtjet e lira. Ky ka qenë titulli i parë për Turqinë në këto grupmosha dhe Spahiu ka qenë më meritori për këtë sukses të turqve. Ai gjithashtu është futur edhe në pesëshen më të mirë të kampionatit, që posa përfundoi në Lituani.
Organizatori karizmatik i Turqisë, Spahi, ka përfunduar ndeshjen finale të turneut që u mbajt në Lituani me 19 pikë, 6 asistime dhe 6 kërcime - për të ngritur mesataren e tij të përgjithshme në 10.9 pikë për ndeshje dhe 5 asistime për ndeshje.
Bashkë me Spahiun, në ekipin më të mirë të kampionatit hynë edhe dy kroatë: Paolo Marinelli dhe Domagoj Bosnjak si dhe dy letonezët e mëdhenjë: Kristaps Porzingis dhe Anzejs Pasecniks.
Video
Ndeshja finale ─ Turqia - Kroacia