KENAN SPAHI

FIBA Europe/ Martins Silis
Europa flet për të
27 July, 2013 @11:21
Basketbollisti kosovar, Kenan Spahi, i njohur në Turqi me mbiemrin ‘Sipahi’, është duke shkëlqyer në Kampionatin Europian për grupmoshat U18. Borozani.com
Ai dje ishte ndër më meritorët që përfaqësuesja e Turqisë, arriti të kualifikohej në gjysmëfinale të këtij turneu duke e mposhtur Serbinë në çerekfinale.
Spahi kundër serbëve luajti me 11 pikë, 4 kërcime dhe 2 asistime, derisa ishte basketbollisti i cili mbeti më së shumti në fushë për turqit, të cilët fituan me rezultat të ngushtë 71-67.
Ndërsa në përgjithësi, plejmekeri shtatlartë në këtë kampionat po luan me mesatare prej 10.8 pikëve, 4.3 kërcimeve dhe 5.0 asistime, duke qenë asistuesi i tretë më i mirë në europianin U18.
Ekipi i Spahisë, Turqia, sot do të luajë ndeshjen gjysmëfinale me kampionin e parafundit, Spanjën.
Video
Intervista e Kenan Spahisë për FIBAEuropeTV