STEVE NASH
Futbollisti Nash
28 July, 2013 @11:43
Interesimi i Steve Nashit, për futboll, është i njohtur në mbarë botën. Ai shumë herë në ndeshjet e NBA-së, kishte bërë ca gjeste të futbollit, madje edhe në Slam Dunk-un e vitit 2005, kishte bërë dy asistime ish bashkëlojtarit të tij Amare Stoudemire, një me kokë dhe një me këmbë.
Tani ai e shfrytëzoi rastin dhe vendosi që të bashkohet tek skuadra e Interit që do të ketë kampin në Amerikë gjatë International Champions Cup.
“Të luash futboll, është si një ëndërr. Ndërsa, të dalësh në stërvitje të një ekipi, do të thotë se ëndrra e juaj është realizuar. Interi është një klub i madh botëror, jam i emocionuar si një fëmijë,” tha kanadezi Nash, transmeton Associated Press.
I zgjedhuri dy herë MVP në NBA, Steve Nash, do të shkoj në New Jersey, dy ditë para ndeshjes së Interit, kundër Chelseat.
Veterani 39 vjeçar Nash, gjithashtu është një tifoz i zjarrtë i skuadrës angleze Tottenham Hotspurs.
Video
Steve Nash duke luajtur futball
Steve Nash duke dribluar