PEJA
Morovic, përforcimi i Pejës
30 July, 2013 @10:44
Borozani.com më parë kishte paralajmëruar se kampionja e Kosovës, Peja, do të përforcohet me dy amerikanë dhe një kroat, derisa kryetari i klubit, Art Gashi, emrat e tyre i mbante të fshehta.
Ndërsa mediat kroate emrin e basketbollistit kroat veç se e kanë bërë publike. Bëhet fjalë për plejmekerin e Zadarit, Vedran Morovic.
Sipas portalit crosarka.com, Morovic është përforcimi i ri i Pejës së Daniel Lutzit.
Basketbollisti 183 centimetra i gjatë më parë ka luajtur edhe për skuadra e njohura si Siroki WWin, KK Zagreb, Halychyna, Cibona etj.
Peja deri më tani ishte përforcuar vetëm me Drilon Hajrizin dhe Endrit Hysenagollin, të cilët cilësohen si lojtarë vendorë, ndërsa 30 vjeçari Morovic do të jetë përforcimi i parë i huaj i verdhezinjëve.