TORCIDA
Qendra shqiptare në Trepçë
30 July, 2013 @13:30
Skuadra mitrovicase e cila stinorin e fundit dështoi që të kualifikohet për Play-Off, ka arritur marrëveshje me qendrën shqiptare, Herion Fasliju.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i ‘minatorëve’, Naim Hajrizi, për të përditshmen Sport Plus.
Fasliju stinorin e fundit është shpallur kampion me skuadrën e Kamzës në ligën elite të Shqipërisë dhe aventura e tij në Kosovë do të jetë e para për te jashtë vendit.
Qendra 205 centimetra e gjatë shqiptare do të llogaritet si lojtar vendor në Kosovë, pas vendimit të FBK-së, që çdo basketbollist shqiptar të konsiderohet jo i huaj në elitën e basketbollit kosovar.
Faslija 24 vjeçar, është përforcimi i tretë për Trepçën, pas amerikanit Robert Goff dhe Artin Gashit, që erdhi si huazim nga Peja. Trepça stinorin e fundit e përfundoi në vendin e pestë të Superligës, ndërsa arriti në gjysmëfinale të Kupës, ku u mposht nga fituesi i Kupës, Sigal Prishtina.
Trepça kishte fituar kurorën e dyfishtë dy stinorë më parë, duke marrë titullin dhe Kupën në Mitrovicë.