RTV 21
Përforcohen Teleboysat
30 July, 2013 @11:48
Plejmekeri amerikan, Amaurys Fermin, në stinorin e ri do të jetë pjesë e skuadrës kryeqytetase RTV 21.
Basketbollisti i gjatë 191 centimetra te Teleboysat do ta zëvendësojë Brendon Robersonin e larguar.
Fermin ka nënshtetësi të Republikës Dominikane, ku edhe është pjesë e përfaqësueses së këtij shteti.
Për basketbollistin 26 vjeçar, Kosova do të jetë aventura e parë jashtë kontinentit amerikan, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e skuadrës Sameji nga Republika Dominikane.
Video