EKSKLUZIVE
Më të mirën për Trepçën!
30 July, 2013 @20:41
Herion Faslija është basketbollist i ri i Trepçës së Mitrovicës. Shkodrani i ri pritet t’i bashkohet radhëve të mitrovicasve në stinorin e ri të ETC Superligës së Kosovës në basketboll, ndërsa intervistën e parë për mediat kosovare, 24 vjeçari 205 centimetra i gjatë, e ka dhënë për Borozani.com.
-Një shkodran kampion me Kamzën, kush është Herioni më hollësisht?
-Herion Faslija: Herioni është një basketbollist që ka filluar karrierën në Shkodra Basket dhe që në moshën 17 vjeçare ka kaluar te Vllaznia, prej ku dy stinorë më parë u transferova në Kamza, me të cilën u bëra kampion.
-Çka ju shtyri te kaloni ne kampionatin kosovar dhe Trepce saktesisht?
-Herion Faslija: Kampionati i basketbollit në Kosovë është dukshëm më i mirë se ai shqiptar dhe pasi që kam qenë në kontakt një kohë të gjatë me drejtorin sportiv të Trepçës, Naim Hajrizi, kam pranuar ofertën e tyre në parim.
-Çka pritni nga skuadra juaj e re?!
-Herion Faslija: Nuk mund të flas për rezultate dhe për arritje me klubin e ri pa punuar fillimisht. Mund të them që kam besim te stafi i skuadrës dhe te profesionalizmi i tyre. Po punuan mirë, rezultatet do të vinë vetëvetiu.
-Çka mund të premtoni për tifozët mitrovicas!?
-Herion Faslija: Nuk kam pasur mundësinë që t’i shoh asnjëherë tifozërinë e Trepçës, por kam dëgjuar shumë për ata. Shpresoj që të jemi faktor për rritjen e entuziazmit që do të pasqyrohet në rritje të mbështetjes për ne basketbollistët, që është shumë e nevojshme kur luhet në nivele të tilla.
-Synimet tuaja në Kosovë?! Si Herion dhe si Trepcë?!
-Herion Faslija: Mblidhemi të gjihtë për të bërë më të mirën dhe shpresoj t’ia dalim. Shpresoj që marrëdhënia ime me Trepçën të jetë një simbiozë, që të dyja palët të tjemi vitin që vjen edhe më të mirë seç ishim vitin paraprak. Personalisht, me një sy jam edhe nga kombëtarja shqiptare, pjesë e së cilës jam qe tre vjet dhe pres të jem në aktivitet e kombëtares që na presin verën e ardhshme.
Faslija është përforcimi i tretë i Trepçës për këtë stinor pas amerikanit Robert Goff dhe Artin Gashit.