PEJA
Mirza i kthehet Pejës
30 July, 2013 @19:10
KB Peja ka filluar të bombardojë me transferime. Verdhezinjtë, të cilët e bënë publike sot transferimin e kroatit Vedran Morovic nga Zadari, të njëjtën gjë e bënë edhe për basketbollistin Mirza Ahmetbasic.
Ahmetbasic cilësohet si basketbollist vendor dhe pas përvojës së kaluar në ekipin austriak, Wels, dhe atë sllovak, Banska Bystrica, ka vendosur të kthehet te kampionja e Kosovës.
Ai së fundi ka pasur mesatare prej 11.9 pikëve, 3.3 kërcimeve dhe 3 asistimeve te sllovakët.
Mirza në Pejë ka luajtur edhe gjatë stinorit 2011/12, ndërsa përveç saj ka veshur një kohë edhe fanellën e Bashkimit.